Lajme

Kokaj: Kur flasim për vdekjen e nobelistit, vëllait tonë Ferid Murad, është një kënaqësi e veçantë

1 vitë më parë
nga:N K

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj e kujtoi sot vdekjen e nobelistit me prejardhje shqiptare, Ferit Murad. Në fjalën e tij, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kokaj tha se “kur flasim për vdekjen e nobelistit, vëllait tonë Ferid Murad është një kënaqësi e veçantë”.

Kokaj ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë një minut heshtje për veprën e nobelistit.

“Deshta të marr një minutë për kujtuar rastin e vdekjes. Vdekja është diçka e frikshme, por kur flasim vdekjen e nobelistit, vëllait tonë Ferid Murad, është një kënaqësi e veçantë, me të cilin mburremi ne dhe tërë bota”, tha ai.