Trajneri Driton Kuka e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2023, derisa Akil Gjakova u shpall sportisti më i mirë i vitit.
Si Kuka, ashtu edhe Gjakova kaluan një tjetër vit të suksesshëm duke kontribuar që sporti i xhudos të vazhdojë të rritet në Kosovë.
Kuka ndihmoi xhudistët tanë që ta mbyllin një tjetër vit më shumë medalje, andaj edhe mori çmimin e trajnerit të vitit 2023.
Në anën tjetër, Gjakova u shpall sportisti i vitit sidomos pasi fitoi medaljen e artë në Kampionatin e hapur të xhudos që u zhvillua për herë të parë në Prishtinë.