Lajme

Koincidencat e jashtëzakonshme mes Stephen Hawking dhe Albert Einstein

03/14/2018 14:23
nga:M H

Ndonëse i përkisnin profesionit rigoroz të shkencave ekzakte, Stephen Hawking dhe Albert Einstein do të duhet të pajtoheshin se mes tyre ekziston një lidhshmëri mistike që, domosdoshëm, shfaqet në – numra.

– Hawking vdiq në ditëlindjen e Einstein: 14 mars.

– Të dytë vdiqën në moshën 76 vjeçare.

– Të dytë vuanin nga sëmundjet nervore: Eisntein nga Sindromi i Aspergerit dhe ADHD (çrregullimet në koncentrim), kurse Hawking nga ALS (sëmundja e neuroneve motorike).

– Për të dytë janë xhiruar filma biografikë dhe dokumentarë për idetë e tyre.

Për Einstein: Einstein and Eddington (2008), Young Einstein (1988), Einstein’s Big Idea (2005), Einstein Revealed (1996), etj.

Për Hawking: The Theory of Everything (2014), A Brief History of Time (1991), Beyond the Horizon (2005), Hawking (2013) dhe Fate of the Universe (2017).

– Dita e lindjes së Einstein dhe e vdekjes së Hawking, 14 marsi, sipas rregullave gramatikore të gjuhës angleze shkruhet 3.14 (së pari muaji, pastaj dita).

Në matematikë, 3.14, apo Numri Pi (shënohet me shkronjën greke “π”), është njëra ndër konstantat më të rëndësishme matematikore. Numri π mund të përkufizohet si herës (raport) i perimetrit të një rrethi me diametrin e tij. Vlera e tij e përafërt është 3.14159… Numri π është një numër irracional, që do të thotë se nuk mund të shkruhet si thyes apo si herës i dy numrave të plotë dhe se decimalet e tij nuk përfundojnë kurrë, por as nuk përsëriten. Ky numër njihet edhe si “Konstanta e Arkimedit”.

14 marsi festohet si Dita Botërore e Numrit “Pi”. Kjo festë u themelua në Amerikë në vitin 1988 dhe tash festohet globalisht. Në vitin 2009, Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi një rezolutë në të cilën e cilëson 14 marsin Ditën Kombëtare të “Pi”-së, njofton Klan Kosova.

12/18/2018 20:16

Dy ‘pensionerët’ që mund të transferohen në Barcelonë në merkaton e janarit