Lajme

Kohë Covidi, gruaja nxjerr banderolën në ballkon: As nuk ju vijmë mysafirë, as mos hajdeni!

11/26/2020 15:39
nga:Y I

Edhe pse jemi në kohë pandemie dhe duhet mbajtur distanca e duhen evituar takimet me njëri-tjetrin, sërish shumë qytetarë nuk i zbatojnë rregullat duke shkuar mysafirë tek të afërmit apo duke pritur mysafirë.

Kështu një grua në Turqi ka vendosur t’ia bëjë të qartë të gjithëve se ajo as nuk pret mysafirë dhe as nuk shkon mysafire për sa kohë koronavirusi është vërdallë.

“Në shtëpi jemi! Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë”, shkruhet në posterin e gruas turke duke shtuar edhe tre rregullat: “Maskë, distancë, higjienë”.