Lajme

Kohavisioni pohon se Sami Lushtaku mori qira nga një objekt në qendër të Prishtinës – Lushtaku thotë se do ta paditë

01/31/2020 23:33
nga:M K

Raportimi i televizionit Kohavision se ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka marrë qira nga një objekt në qendër të Prishtinës, ka nxitur reagimin e tij.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, Lushtaku ka hedhur poshtë pohimet e KTV’së.

Ai ka paralajmëruar padi ndaj televizionit, teksa ka ftuar Prokurorinë të nisë hetime.

“Sonte, televizioni Kohavision, e paska publikuar një dokumentar, në të cilin është lakuar edhe emri im, kinse kam përfituar nga qiraja e një lokali në qendër të Prishtinës, i cili i është dhënë në shfrytëzim Telekomit të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

“Ashtu siç kam paralajmëruar para pak kohe, tash e tutje, ndaj çdo shpifje e ndaj çdo lajmi të rrëmë, i cili ka për qëllim që të dëmtojë personalitetin tim, do të ngre padi në gjykatë. Ditët në vijim, në konsultim me avokatin tim, do të ushtrojmë padi ndaj televizionit Kohavision për këtë lajm të pavërtetë”, ka thënë ai.

“Ftoj edhe Prokurorinë e shtetit që të hetojë se kush ka përfituar qira në atë lokal dhe njëherë e mirë të zbardhet e vërteta”, përfundon shkrimi i Lushtakut.

05/28/2020 20:35

Politikanët kosovar që jetojnë me dy gra