Sporti

Koha kur Cristiano Ronaldo bënte 20 driblime brenda një ndeshjeje

12/11/2019 16:32
nga:M K

Muaji shtator. Viti 206. Cristiano Ronaldo ishte një nga futbollistët më të mirë në botë, edhe pse atëkohë ende nuk e mbante primatin, sikur dy vite më pas kur e fitoi “Topin e Artë”.

Gjithsesi, ai tregonte formë të jashtëzakonshme në secilën ndeshje që luante, teksa një të tillë e kishte bërë edhe ndaj Benfikës, shkruan GazetaBlic.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, portugezi arriti t’i kryente 20 driblime brenda 90 minutave, për të marrë vëmendjen nga mediat botërore.

Ka qenë faqja e “Kupës së Botës” në rrjetin social “Twitter” që e ka shpërndarë videon, e ku mund ta shihni magjinë e dikurshme të fituesit të pesëfishtë të “FIFA Ballon d’Or”

/GazetaBlic/

12/05/2019 14:25

Cristiano Ronaldo ‘kyçet’ edhe në boks, duelon me kampionin e dyfishtë botëror