Opinion

“Koha dhe mendja”

M KM K

Të gjithë janë duke luftuar në betejat e tyre çdo ditë.

Vetëm pse ju nuk e shihni këtë, nuk do të thotë që kjo nuk po ndodhë. Ju nuk jeni të vetmit që po kaloni në një periudhë të keqe të jetës.
Jeta është plot ulje e ngritje, dhe askush nuk mund të jetë 100% i lumtur gjatë gjithë kohës. Në fakt, është në rregull, të ndiheni të trishtuar ndonjëherë.

Mos luftoni emocionet negative. Lërini të vijnë dhe ndjeni ato. Kështu do ti leni ato të kalojnë në mënyrë natyrale. Është e vërtetë që nuk mund të kontrolloni çdo gjë që ndodhë në jetën tuaj, por prapë keni një lloj fuqie. Ju mund të keni influencë mbi të ardhmen duke bërë zgjedhje pozitive tani!
Se si depresioni manifestohet tek një njeri dallon, mirëpo simptomat përfshijnë trishtim, humbje e gjumit, probleme në fokusim etj.

Lajmi I mirë është që këto simptoma mund të përmirësohen e të largohen.
Ja ku janë disa nga thënie për depresionin:
“Ndoshta duhet të shohësh errësirën për ta vlerësuar dritën.”
“Kur të zgjedhësh shpresën, çdo gjë është e mundur.”
“Kur ndërron mendimet negative me ato pozitive, do të kesh rezultate pozitive.”
“Nëse po kaloni nëpër ferr, ecni përtej tij.”
“ka shumë gjëra më të bukura në të ardhmen, se ato që I lamë pas.”

Poashtu vlenë të theksohet se ne të gjithë jemi qenie energjike dhe të ndjeshme ndaj emocioneve të të tjerëve dhe në përgjithësi të rrethit ku jetojmë. Edhe nëse nuk jeni të vetëdijshëm, ju gjithmonë jeni duke “tërhequr” gjëra nga ambienti përreth. Rrini larg paragjykimeve!!! Ne marrim gjërat e këqija të të tjerëve, kur jemi ndonjë opinion mbi një situatë të caktuar.
Koha është e pamëshirshme dhe nuk ndryshon për askënd. Secili nga ne duhet të kuptojë se ka kohë për gjithçka dhe se kjo kohë është e ndryshme për të gjithë. Poashtu mendja është gjithçka. Përdore atë me kujdes, ose ajo do të të përdorë ty.

Dallimet mes ankthit, frikës dhe çregullimet e panikut

Në ditët e sotme, në kohët moderne, koncepte të tilla si “ankth”, “kam ankth”, një ndjenjë ankthi më vjen”, janë të zakonshme si pjesë e bisedave të përditshme që hasen rëndom në ambjente mjekësore dhe jo mjekëosre.
Ankthi është një ndjenjë e pacaktuar (e paqartë) tmerri ose frike, është një përgjigje ndaj stimujve të jashtëm ose të brendshëm që mund të shfaqen, si: preokupim konstant deri në vështirësi për t’u përqendruar, si gjendje emocionale (p.sh. irritabilitet) dhe si simptoma trupore (p.sh. tension muskular, pamundësi për t’u qetësuar, lodhje ose probleme gjumi).
Ankthi dallon nga frika. Frikë do të thotë të ndihesh i trembur, ose i kërcënuar nga stimuj të jashtëm, qartësisht të identifikueshëm, që përfaqësojnë rrezik ndaj personit. Ankthi problematik, në krahasim me shqetësimin normal, është më intensiv dhe më i vështirë për t’u kontrolluar, ai bëhet gjymtues, ose thënë ndryshe jo produktiv.

Çregullimet e panikut apo sulmet e panikut paraqesin sulme të befasishme terrorizuese. Këto sulme paraqiten dhe eskalojnë shumë shpejtë. Zakonisht ato dobësohen pas 10 minutave por ka raste kur zgjasin disa orë. Mes tjerash ato shkaktojnë konfuzion, të përziera, neveri, dridhje, frymarrje të vështirësuar, marramendje, etj. Së fundmi është zbuluar një gjen që lidhet reagon(lidhet) me sulmet e panikut.
Pra shqetësimi i tepërt, rrugë e sigurt drejt sëmundjeve.
Sot, mjekët janë të mendimit se një vetpërmbajtje e qetësisë dhe vetëbesimit janë thelbësore për mbrojtjën nga efeketet e streseve si ankthi, frika, çregullimet e panikut. Nje natyrë e qetë dhe paqësore e njeriut është e mundur të arrihet vetëm përmes edukimit shpirtërorë, mendor dhe fizik. Sidomos në këtë kohë ku edhe vendi yn po përballet me Corona Virus, andaj panik jo, kujdes po.

Të numërosh të mirat që ke

Kur të filloni të tregoni mirënjohje për të mirat që keni, pavarësisht sesa të vogla mund të jenë ato, shumë shpejtë do të shihni që ato do të shumëfishohen. Duke shikuar në librin nga Rhonda Byrne pash që nëse jeni mirënjohës për paratë që keni, sado pak qofshin ato, financat tuaja do të lulëzojnë në mënyrë magjike. Po tregoheni mirënjohës për marrëdhëniet që keni me miqtë apo me familjaret tuaj, edhe pse ato mund të mos jenë aspak të përsosura, ju do të shihni me sytë tuaj se si ato do të bëhen më të mira brenda një kohë të shkurtër. Puna që bëni mund të mos jetë aspak ajo më e parapëlqyera, por, nëse do të tregoheni mirënjohës që e keni, gjërat do të fillojnë të ndryshojnë edhe ju do të ndiheni gjithnjë e më mirë, madje përpara jush do të shfaqen edhe shumë mundësi e të tjera, që do t’jua bëjnë punën edhe më të këndshme nga që kishit menduar ndonjëherë.

Ndërsa e kundërta ndodh kur nuk tregojmë asnjë lloj mirënjohjeje për ato që kemi, por vetëm ankohemi. Kështu ne biem në një kurth, ku e shohim veten të rrethuar vetëm nga situata të papëlqyeshme. Kjo ndodhë kur ne përmendim gjithnjë ato që nuk i kemi, kur veç kritikojmë dhe numërojmë vetëm gabimet apo fajet e të tjerëve, kur ankohemi për trafikun, për izolimet ne shtëpi përshka virusit, për radhët e gjata, vonesat apo kohën e keqe. Kur radhisim vetëm gjërat negative, ato shumohen; por ç’është më e keqja edhe ato të mira që mund të jenë në rrugë e sipër nuk vijnë më. Pra kjo është një kultur një pozitivitet që njeriu mund ta ndërtoj për vetën e ti/të saj, duke shmangur kështu gjërat e pa dëshiruara dhe të pa nevojshme në jetë.

03/06/2020 18:32

Pasojat