Lajme

Koci: Refuzimi i kërkesës për shtyrjen e afatit për targat, mundësi për trazira

10/25/2022 20:02
nga:G B

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci vlerëson se do të ishte gabim nëse Qeveria e Kosovës do ta refuzonte kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen prej 10 muajsh të afatit për kthimin e targave ilegale në “RKS”.

I ftuar në emisionin “Ditari” në tëvë1 ai tha se nëse refuzohet kjo kërkesë, atëherë gjasat janë të mëdha që të ketë trazira në veri të vendit.

Sipas tij, këtë refuzim do ta përdorte Beogradi në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, duke i shmangur kështu temat më të mëdha.

“Mendoj se do të ishte gabim nëse refuzohet kërkesa e BE-së dhe SHBA-së që të shtyhet për 10 muaj sepse i jipet një pretekst. Sipas të gjitha gjasave mund të ketë traziara, më të mëdha a më të vogla nuk e di, por do të ishte situatë e përshtatshme për udhëheqësinë Beograd për të shmangur temat e mëdha poltike dhe për t’u marrë pak a shumë një çështje reciprociteti”, tha ai,

Madje, ai thekson se në ditën e fundit të afatit, Kurti do ta pranojë kërkesën për shtyrje të këtij afati, por me disa kushte të veçanta, duke përmendur liberalizimin e vizave.

“Unë personalisht mendoj se në fund Kurti do të pranojë shtyerjen por me kushte, supozoj edhe sugjeroj nëse me lejohet një shtyrje eventuale disa mujore nuk e them sa mujore të kushtëzohet me disa kërkesa të Kosovës, ta zëmë shtyrja 3 mujore dhe liberalizimi i vizave, është çështje në duart e BE-së, s’ka të bëjë as Serbia as Rusia nuk mund t’i pengojë. Është koha e fundit që Kosova të dalë me kërkesa”, thotë ai.