BLIC.TV

Koci: Komunat dhe shteti i Kosovës nuk kanë ba sa duhet në trajtimin e qenve endacakë

11/13/2020 21:22
nga:Y I

Edhe një dashamirës i kafshëve, avokati Ariant Koci është shprehur i pakënaqur me punën e bërë nga Komunat dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në trajtimin e qenve endacak.

Koci thekson se po flitet për një shumë të madhe parash që janë dhënë për trajtimin e kësaj çështjeje dhe prandaj duhet të hetohet ku kanë shku ato mjete financiare, a kanë shku në vendin e duhur.

“Sado që jam dashamirës i kafshëve është e papranueshme që qentë të sulmojnë njerëzit, sidmos ky rasti i sulmit ndaj një gruaje shtatzënë. Edhe tek kafshët nuk janë të gjitha kafshët agresive. Si komunë dhe si shtet i Kosovës nuk kanë ba sa duhet në trajtimin e qenve. Po flitet për një shumë prej 1.3 milion që është dhënë për qentë, nuk e di çfarë është ba me ato. Kam pa disa qenë që janë sterelizu por po flitet që nuk janë sterelizu mirë por sidoqoftë nuk mund të spekuloj në atë drejtim. Por duhet të hetohet, a kanë shku mjetet financiare në atë drejtim për të cilin janë dhënë” tha Koci në dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.