Lajme

Koci: EULEX nuk pati lidhje me arrestimet në OVL të UÇK, nuk është sqaruar nëse Specialja ka mandat

09/28/2020 21:24
nga:Sh Xh

Avokati, Arianit Koci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se EULEX-i nuk ka pasur lidhje me arrestimet te zyrat e OVL të UÇK-së.

“Ky aksion ka qenë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe që të njëjtit i kanë veturat e njëjta si ato të EULEX-it. EULEX-i s’ka pasur fare të bëjë me atë punë”, tha ai.

Avokati thotë se ka qenë gabim “spektakli” që ka bërë Specialja me këto arrestime.

“Aksioni ka mundur të kryhet me dy policë si deri më tani që ka ndodhur. Edhe zoti Nasim Haradinaj edhe zoti Gucati do të ishin ftuar me ftesa dhe do të kishte përfunduar gjithçka”.

Koci thotë se ende nuk është sqaruar nëse Specialja ka mandat në Kosovë apo jo.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet të merr vendim për këtë çështje që të mos mbesim pezull”.

Avokati thotë se ka qenë gabim që është menduar se Specialja mbaron punë për pesë vjet.

“Është për keqardhje që një pjesë e të akuzuarve jetën do ta kalojnë në proceduara, pasi procesi mund të shkojë deri në 15 vjet”, tha ndër të tjera Arianit Koci.

10/02/2020 20:32

Arianit Koci për arrestimet e Speciales: S’ka pasur nevojë për këso spektakli