Lajme

“Koalicioni VV-LDK i brishtë, mund ta shkaktojë rënien e Qeverisë”

03/04/2020 21:50
nga:E Sh

Politikani dhe aktori, Lirak Çelaj, në Rubikon të KTV-së ka thënë se koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së është jo stabil dhe mund të shkaktojë edhe rënien e Qeverisë.

“Sa i përket koalicionit gjithmonë kam pasur rezerva duke ditur raportin që kanë njëra me tjetrën, që do të jetë një koalicion i brishtë, për fat të keq. E shoh një koalicion i brishtë që u tregua edhe para zgjedhjeve, gjatë, dhe pas zgjedhjeve me ato sulmet që ia bënin njëra -tjetrën. Çoftë edhe këtë që e përmendi profesori, deklarata e kryeministrit Kurti pa u konsultuar me partnerin, këto tregojnë se nuk është koalicion stabil dhe kanë shumë çështje me të cilat nuk pajtohen”, ka thënë Çelaj.

Sipas këto dy parti janë diametralisht të kundërta.

“Koalicionet zakonisht janë subjekte që kanë ndryshime, por këtu mendoj se janë diametralisht të kundërta dhe nuk e shoh si diçka të qëndrueshme dhe afatgjate pikërisht për këtë punë. Është e vërtetë që në fushatë kanë thënë se do të bëjnë koalicion dhe qytetarët i kanë votuar për të qenë bashkë, por në thelb ndoshta janë kundërshtarët më të mëdhenj politikë dhe kanë mospajtimet më të mëdha të cilat vazhdimisht do të dalin në pah dhe besoj kjo do të shkaktojë edhe krizën në qeveri, e ndoshta edhe rënien e saj. S’po them sot, as pas një muaji, as pas një viti”, u shpreh Çelaj.

05/12/2020 19:09

“Mospublikimi i marrëveshjes me Listën Serbe mund të jetë taktiktë e LDK-së”