BLIC.TV

KMDLNJ kërkesë Qeverisë Kurti: Punëtorët t’i marrin nga 300 euro e jo 170

04/10/2020 22:25
nga:A. R.

Kryetari i KMLDNJ-së, Behgjet Shala, ka kërkuar nga qeveria Kurti, që ndihmat ndaj qytetarëve ta rrisin nga 170 në 300 euro, shkruan Gazeta Blic.

Në një intervistë për Blic Interview dhe dokumentarin “Expose”, ai ka thënë se punëtorët nuk mund t’i përballin shpenzimet e nevojshme të tyre me vetëm 170 euro, për shkak të krizës që po shkaktohet nga virusi corona.

Shala ka kërkuar që të rritet shuma që qeveria e ka paraparë t’i japë për punëtorët që kanë mbetur papunë, për shkak të koronavirusit.

Rrëfimi ekskluziv i studentit në master që punon në ndërtimtari: Po mbes pa pagë, sepse nuk kam kontratë pune

Nga 170 sa është aktualisht, Shala ka kërkuar që ndihma të rritet në 300 euro.

Propozohet të rritet vlera e subvencionimit për punëtor nga 170 në 300 euro.

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 10 avril 2020