Sporti

Klubi i Premier Ligës mund ta marrë Benitezin

05/17/2018 21:10
nga:Y.K

West Ham United pritet që të tentojë të nënshkruajë me trajnerin e Newcastle United, Rafael Benitezin, sipas raportimeve nga Sky Sports News.

Benitez ka impresionuar me Newcastle United këtë stinor, duke u pozicionuar në vendin e dhjetë në ligë, pavarësisht një buxheti të kufizuar në transferime.

David Moyes nuk do të kthehet stinorin e ardhshëm për Çekanët, andaj ata po shpresojnë që ta marrin spanjollin në radhët e veta.

Për më tepër, ish-trajnerit të Real Madridit, Interit dhe Liverpoolit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratë me Newcastle.

05/10/2018 20:02

Formacionet zyrtare: West Ham United – Manchester United