Sporti

Klubi i madh arab e uron Mitajn: E ndihmove Shqipërinë të fitojë ndeshjen e Ligës së Kombeve

09/08/2024 08:43
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë ka triumfuar mbrëmë ndaj Ukrainës me rezultatin 1:2, për të marrë tre pikët e para të ciklit të ri të Ligës së Kombeve.

Ukraina ishte duke triumfuar 1-0, megjithatë golat e Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit, ia kthyen fitoren Shqipërisë në këtë duel mjaft të rëndësishëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë ballafaqim, Mario Mitaj vazhdoi të tregonte paraqitje mbresëlënëse. Mbrojtësi shqiptar ishte i pagabueshëm, shumë i qetë me topin dhe ofronte gjithashtu shumë edhe për pjesën ofansive të kombëtares kuqezi.

Klubi i tij, Al Ittihad nga Arabia, ka uruar Mitajn për këtë fitore në Ligën e Kombeve.

“Urime lojtarit tonë shqiptar, Mario Mitaj, që ndihmoi kombëtaren e tij të fitonte në ndeshjen hapëse të UEFA Nations League”, shkruan Al Ittihad në X.