Sporti

Klubi anglez në shitje, pret blerës serioz pasi që çmimi i klubit është katërfishuar

11/09/2018 19:04
nga:I S

Klubi i famshëm anglez mund të bëhet me pronarë të rinj në një të ardhme të afërt.

Një klub i madh siç është Liverpooli do të tërhiqte shumë investitorë për ta blerë atë, duke u nisur edhe nga fakti që përfitimet sot në futboll janë shumë të mëdha, shkruan GazetaBlic.

Çmimi i klubit është katërfishuar dhe pronari i “The Reds”, amerikani, John W Henry po mendon të shesë klubin legjendar anglez.

Siç raporton New York Post, klubi mund të ndryshojë pronarë. Liverpooli u ble nga amerikanët për shumën e 500 milionë dollarëve, ndërsa sot çmimi është katër herë më i shtrenjtë.

Një gjë e tillë do të sillte 1.5 miliardë fitime dhe shitja është një opsion gjithmonë e më konkret. I interesuar për ta blerë klubin është sheiku Khaled Bin Zajed Al Nahaian, kushëriri i Mansour, pronari i Manchester Cityt, i cili bëri një tentativë për të blerë klubin në vitin 2017 por pa sukses.

Por, tani që Liverpooli “është në shitje”, situata mund të ndryshojë dhe miliarderi arab mund të tentojë për herë të dytë të blejë klubin e famshëm.

/GazetaBlic/