Sporti

Klubet nga Kosova dhe Shqipëria në “luftë” për Adenis Shalën

12/10/2019 14:56
nga:Lorik J

Mesfushori i Ferizajit, Adenis Shala ka treguar performanca mjaft të mira në këtë edicion në Superligën e Kosovës, duke u shndërruar kështu në një nga lojtarët kyç të skuadrës së Bekim Isufit.

Shala ka shënuar dy gola në këtë stinor, ndërsa ka asistuar pesë herë – duke ndihmuar kështu skuadrën e tij drejt rezultateve pozitive.

Pas paraqitjeve të mira në Superligë, nuk kanë munguar edhe interesimet për lojtarin 21 vjeçar.

‘Blic’ mëson se për Shalën kanë shprehur interesim tri klube të Kosovës dhe një klub që po lufton për të dalur në Evropë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.

Vlen të theksohet se Adenis Shala është lojtar i Ferizajit, por i huazuar nga Feronikeli.

Kontrata e tij me Feronikelin skadon në muajin janar.

Shala në të kaluarën ka qenë pjesë e Hajduk Splitit u19 dhe gjigantit turk, Fenerbahce u21.

/GazetaBlic/