Sporti

Klubet angleze e kuptojnë gabimin, kërkojnë një ndryshim të rëndësishëm në Premierligë

09/04/2019 21:28
nga:M K

Premier Liga dallon shumë nga ligat tjera evropiane.

E njëra nga pikat që e dallon ligën angleze me ato tjerat në kontinentin e vjetër është fakti se merkato mbyllet në muajin gusht, gjegjësisht një ditë para fillimit të kampionatit, shkruan GazetaBlic.

Ekipet e Premierligës kanë caktuar një mbledhje për javën e ardhshme, ku do të diskutojnë për rikthimin e rregullit të vjetër për afatin kalimtar.

Këto skuadra janë duke kërkuar që të zgjatet afati kalimtar si në ligat tjera të Evropës, pra deri në fillim të shatorit.

Kujtojmë se skuadra që e vuajti më së shumë këtë rregull është Manchester United, së cilës pasi u mbyll afati kalimtar për blerje, iu larguan Sanchez e Lukaku.

/GazetaBlic/

11/17/2019 23:53

Prishtinë, dyshohet se ka humbur një tifoz anglez