Sporti

Klopp refuzoi PSG-në

05/06/2020 11:30
nga:M K

Padyshim se mbetet një nga trajnerët më të mirë në botë, andaj edhe kërkesat për të sa vijnë i shtohen.

Triumfi edicionin e kaluar me Liverpoolin dhe suksesi në Premier Ligë me skuadrën nga “Merseyside”, e radhisin gjermanin në top-ranglistën e shefave të shtabit teknik, përcjell GazetaBlic.

Ç’është e vërteta, Liverpooli tashmë ka filluar të frikësohet mos rastësisht mund ta humbë atë, për shkak se mediat në Gjermani po e lidhin ish-teknikun e Dortmundit me kombëtaren gjermane dhe gjasat për vazhdim të kontratës me “The Reds” janë të vogla.

Në anën tjetër, mediumi francez, Le10 Sport raporton se Klopp vitin e kaluar refuzoi PSG-në.

Drejtori sportiv i kampionëve francezë, Leonardo pati telefonuar Kloppin dhe i kishte kërkuar që ta marrë drejtimin e ekipit, por që Klopp e refuzoi atë, për shkak se ishte i lumtur në “Anfield”.

Parisienët tash e një kohë janë në kërkim të një zëvendësimi ideal të Thomas Tuchel, i cili po kalon muajt e fundit në “Parkun e Princave”, me Masimiliano Allegrin në “pole-position” për ta marrë vendin e tij.

/GazetaBlic/

06/02/2020 12:16

Klopp, i gatshëm për stadiumet neutrale: S’më intereson vendi, Liverpooli do të luajë kudo