Sporti

Klopp për Salah: “Ne e vlerësojmë atë aq shumë sa nuk mund ta besoni”

09/18/2021 11:08
nga:E K

Liverpool sot do të përballet me Crystal Palace.

The Reds” e presin Crystal Palace në Anfield me fillim nga ora 16:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Liverpool do të kërkojë të vazhdojë ecurinë e mirë në edicionin e ri të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp gjendet në pozitën e 3’të me 10 pikë, po aq sa kanë edhe Manchester United dhe Chelsea që ndodhen në pozitën e parë respektivisht të dytë.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka lavdëruar sulmuesin egjiptian, Mohamed Salah.

Çfarë lojtari, çfarë profesionisti, çfarë njeriu. Ne e vlerësojmë atë aq shumë sa nuk mund ta besoni“, tha Klopp.

/GazetaBlic Sport/