Sporti

Klopp: Nuk ëndërroj për lojtarë të tjerë, punoj maksimalisht me ata që i kam

05/05/2020 13:23
nga:M K

Trajneri që ka shkruar histori me Liverpoolin, duke fituar Ligën e Kampionëve e duke e dërguar ekipin nga “Anfield” drejt titullit në Premier Ligë pas plotë 30 vitesh, ka folur më në fund për merkaton e mundshme të verës.

Padyshim se te skuadra e Liverpoolit momentalisht po e presin vendimin e federatës lidhur me atë nëse do të ketë vazhdim të kampionatit apo jo, sepse nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, do të ishte vërtetë mizore, pasi “The Reds” kanë 25 pikë më shumë se Manchester City dhe një ndeshje më tepër të zhvilluar, që do të thotë se u nevojiten edhe 6 pikë për ta ngritur në qiell trofeun e çmuar, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, për projektin e edicionit të ardhshëm, tekniku gjerman ka folur për beIN Sports, duke thënë se momentalisht nuk e di se kush mund të zbarkojë në “Merseyside”, por se është i lumtur me fondin aktual dhe se po jep maksimumin gjithashtu.

Ai foli për Sadio Manen dhe Mohamed Salah, teksa u përgjigj edhe në pyetjen nëse Mbappe ose Jadon Sancho mund të nënshkruajnë me Liverpoolin.

“Sadio Mane është mjaft i ri dhe Mo Salah është mjaft i ri për të qenë në grup për vitet e ardhshme. Jam plotësisht i lumtur me djemtë që kam, por kurrë nuk kam menduar për të tjerët”.

Kur jam në një klub, atëherë unë punoj me lojtarët që kam, nuk ëndërroj për lojtarë të tjerë. Nëse mund ta marrim ndonjërin prej tyre në të ardhmen, do ta shohim, por do të bëjmë sa më mirë të jetë e mundshme me situatën që kemi”, tha ndër të tjerash ish-trajneri i Dortmundit.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri