Sporti

Klopp mirëpret rikthimin e tifozëve në tribuna

12/04/2020 22:17
nga:M K

Liverpooli do të jetë nikoqir i Wolverhamptonit këtë fundjavë, teksa synon fitoren, në mënyrë që edhe më tutje të jetë në pjesën e epërme të renditjes tabelare, duke ndarë pozitën e parë, ose eventualisht të qëndrojë i vetëm.

Në vigjilie të sfidës, ka folur edhe tekniku gjerman, Jurgen Klopp, përcjell GazetaBlic.

Mes tjerash ai ka përmendur edhe faktin e rikthimit të tifozëve, duke thënë se pavarësisht numrit të vogël, ata mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm.

“Kur shkoni në Anfield, nuk ka rëndësi numri sa jeni, rëndësi ka ndikimi që mund të kenë, dhe shpresoj që me 2 mijë tifozë rrjedha e lojës do të jetë ndryshe, pasi tifozët mund të jenë të inatosur dhe 2 mijë të inatosur mund të ndikojnë goxha shumë.

Ata duhet të jenë të lumtur dhe të mos mendojnë negativisht. Duhet të jenë të lumtur që janë në stadium dhe unë jam i lumtur gjithashtu që ata janë në stadium”, tha ndër të tjerash Klopp.

/GazetaBlic/

01/06/2021 14:00

Mbappe, ëndrra e madhe e Jurgen Klopp