Sporti

Klopp: Ky lojtar i Liverpoolit zhvilloi një ndeshje fantastike mbrëmë

10/25/2020 10:50
nga:Lorik J

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur për Mohamed Salah në faqen zyrtare të klubit për performancën e tij kundër Sheffield United të shtunën në mbrëmje.

Klopp beson se sulmuesi ishte fantastik për Liverpool në fitoren e tyre 2-1 kundër Sheffield në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mo Salah luajti një lojë të jashtëzakonshme. Mo dhe Sadio nuk shënuan, por ishin të jashtëzakonshëm. Djemtë e tjerë shënuan dhe luajtën mirë gjithashtu, kështu që kjo ndihmon padyshim”, tha fillimisht Klopp.

“Ne po dominonim dhe praktikuam një futboll vërtet të mirë, por më pas kundërshtarët u kthyen. Ata kurrë nuk dorëzohen, unë i respektoj shumë. Chris është duke bërë një punë të mrekullueshme”, përfundoi Klopp.

/GazetaBlic Sport/