Sporti

Klopp konfirmon mungesën e madhe për derbin ndaj Evertonit

12/03/2019 16:36
nga:Lorik J

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thekson se Joel Matip nuk do të jetë i gatshëm as për derbin ndaj Evertonit.

Qendërmbrojtësi nuk është paraqitur për Reds që nga barazimi 1-1 me Manchester United me 20 tetor dhe ka humbur nëntë ndeshjet e fundit si rezultat i një problemi në gju, përcjell GazetaBlic.

Liverpool nuk do të luajë ndaj Evertonit në ndeshjen e së mërkurës.

“Joelit i duhet pak më shumë kohë. “Ai është duke u rikuperuar, por jo saktësisht se si kemi dëshiruar, kështu që atij i duhet pak më shumë kohë. Të tjerët janë të gatshëm dhe të disponueshëm për lojë”, tha Klopp.

Kjo nënkupton që Dejan Lovren do të luajë në qendër të mbrojtjes me Virgil van Dijk në në derbin 234 që luhet në Anfield.

/GazetaBlic/