Sporti

Klopp i pakënaqur me përkrahjen e tifozëve: Nëse nuk jeni mirë, jepjani biletën dikujt tjetër

12/21/2023 08:13
nga:E K

Trajneri gjerman kërkoi më shumë mbështetje në ndeshjen e radhës në Premier League

Liverpool mposhti West Hamin në shtëpi, por jo gjithçka ishte perfekte për Jurgen Klopp, i cili zbuloi se ishte i pakënaqur me mbështetjen e tifozëve në tribuna, duke kërkuar më shumë në ndeshjen e radhës, kundër Arsenalit, që është lider i Premierligës, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nuk isha plotësisht i kënaqur me atmosferën pas meje, pyesja veten se çfarë donin. Ne kemi nevojë për “Anfield” të shtunën, ne kemi nevojë për “Anfield” në këmbë, pa debatuar unë me menaxherin e tyre apo diçka të tillë. Nëse nuk je mirë, jepja biletën dikujt tjetër”, ka shpjeguar trajneri gjerman.

Klopp vlerësoi shumë skuadrën e trajnerit portugez, me të cilin ai luajti së fundmi, duke fituar vetëm me diferencën më të vogël (në shtëpi) dhe me një kthesë në minutat e fundit: “Mendoj se Fulhami është i përgatitur mirë, ata ishin shumë të pafat kundër Newcastle me karton të kuq, të cilën nuk do ta kisha dhënë. Ata janë një ekip shumë i fortë dhe gjithashtu duan të shkojnë në Wembley”.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është Middlesbrough – Chelsea, ku njëra prej këtyre skuadrave takohet me Liverpool ose Fulham në finalen e kompeticionit më 25 shkurt.

/GazetaBlic Sport/