Sporti

Klopp i kërkon Salah ta merr si model të punës Manen

03/20/2019 13:38
nga:Ideal

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se Mohamed Salah duhet të ketë Sadio Manen si frymëzim ngase ylli i Egjiptit duket të arrijë formën kulmore pas një sezoni të papërshtatshëm.

Salah shënoi 44 herë në sezonin e tij të debutimit me Liverpoolin, por këtë sezon nuk po arrin ta gjen formën e tij më të mirë, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse Salah ka 20 gola në sezonin e tanishme, ai nuk po arrin që ta gjejë golin, dhe kështu Klopp i sygjeron futbollistët të koncentrohet më tepër dhe ta ket si model Sadio Manen.

“Sadio ka luajtur shumë mirë gjithmonë, por tani ai është gjithmonë në vendin e duhur në momentin e duhur. Në futboll ndonjëherë është ashtu,” tha Klopp për faqen e internetit të Liverpoolit.

“Ai është në një moment vërtet të mirë, sigurisht. E vetmja gjë që bëri kur nuk ishte në disponim e vetmja gjë që i duhej ishte puna, puna dhe vetëm puna.

“Kjo është pikërisht ajo që Mo duhet të bëjë, pikërisht të njëjta, vetëm të punojë, të bëjë gjërat e duhura dhe ajo do të vijë përsëri.

“Ai është mjaft i pafat, ku Sadio është me fat në këtë moment – ai është në formë të shkëlqyeshme, kjo është e vërtetë”, u shpreh Klopp.

/GazetaBlic/

11/27/2019 21:30

Napoli e trondit Liverpoolin midis Anfield