Sporti

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri

07/30/2020 10:27
nga:M K

Liverpooli, përkundër faktit se fitoi Premier Ligën, trofe ky që i mungonte prej tri dekadash, po synon që të përforcohet edhe më shumë.

Klopp dëshiron që të ketë një skuadër garuese në të gjitha ligat ku do të marri pjesë, si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë evropian, përcjell GazetaBlic.

Tabloidi anglez, “Express” shkruan se tekniku gjerman e ka piketuar mbrojtësin e Bournemouth, Lloyd Kelly. 21 vjeçari ka treguar paraqitje të shkëlqyera këtë edicion, ani pse disa herë me lëndime ndërsa shihet si zëvendësues ideal i Dejan Lovren, që pritet të largohet.

Gjithsesi, gjatë verës pritet që “The Reds” të dërgojnë një ofertë joshëse drejt Bournemouthit.

/GazetaBlic/

07/08/2020 21:27

Liverpooli shënon dy herë brenda dy minutave