Sporti

Klopp: Coutinho është si Del Piero

08/22/2019 15:11
nga:Ideal

Tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp pretendon se nuk ka parë një lojtar si Philippe Coutinho që nga legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero.

Coutinho filloi karrierën e tij evropiane në Inter por e bëri emrin e tij me Liverpoolin e Klopp, para se të bashkohej me Barcelona për një shumë të majme parash në janar të vitit 2018, përcjellë
GazetaBlic.

Ndërkaq tani sulmuesi brazilian është bashkuar me Bayernin si formë huazimi.

Klopp ishte i befasuar me braziliani se si luante dhe se çfarë teknike kishte, siç thotë ai një lloj si Del Piero.

“Ai është një lojtar shumë dominues që mund të ndihmojë në formimin e një ekipi,” tha Klopp.

“Sigurisht, ai ende ka nevojë të përmirësohet në mënyrë që ai të mos jetë mbizotërues menjëherë, por Bayerni tani ka një lojtar të shkëlqyer.

“Ai ka një sy të jashtëzakonshëm për gol. Po njëjtë si Alessandro Del Piero.

“Bayerni ka nevojë për të. Tani ata duhet ta integrojnë atë dhe të kujdesen për të, në mënyrë që të marrin rezultatin e plotë”, u shpreh gjermani.|

/GazetaBlic/