Sporti

Klopp buzëqesh sërish, Liverpool rikuperon sulmuesin para duelit me Chelsean

02/22/2021 23:57
nga:Lorik J

Më në fund një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Liverpool. Diogo Jota është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë ditën e sotme, që nga ai dëmtim që pësoi në muajin dhjetor. Kujtojmë që “The Reds” kanë qenë një nga ekipet më të prekura në Premier League nga dëmtimet, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Sipas raportimit të “Telegraph”, portugezi do të vijojë të stërvitet me ekipin gjatë javës, por stafi mjekësor nuk dëshiron që të rrezikojë shumë me të. Prandaj me shumë mundësi, Jota do të mungojë dhe në duelin e kësaj fundjave me Sheffield United e më pas do të jetë i gatshëm për trajnerin Klopp duke filluar nga ndeshja me Chelsean më 4 mars.

Diogo e filloi shumë mirë aventurën e tij me Liverpool, duke surprizuar edhe tifozin më pesimist të tyre. Ai arriti të shënojë nëntë gola në 17 ndeshje, duke ia bërë “jetën” më të vështirë Klopp për zgjedhjet e tij. /abcnews.al