Lajme

Klinaku: Aleanca mbetet garanci e sigurisë në vend – Kosovës i duhet një kryeministër si Haradinaj

12/10/2025 13:05
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Mehmet Klinaku, thotë se Aleanca mbetet garanci e sigurisë në vend, raporton GazetaBlic.

Klinaku thotë se Kosovës i duhet një kryeminsitër si Haradinaj.

Postimi i plotë:

Aleanca është shtëpia ime politike për shumë arsye.

Ky subjekt mbetet garanci e sigurisë në vend. Ashtu siç u mundësua transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri në kohën kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, edhe rruga më e shkurtër drejt anëtarësimit në NATO trasohet nga ky subjekt.

E në këtë situatë gjeopolitike, Kosovës i duhet një kryeministër si Haradinaj, dhe jo vetëm për këtë arsye.

Gjithmonë krah teje, krah secilit, krah vendit.

#krahteje
#AAK129
#RamushHaradinaj1
#MehmetKlinaku39