Sporti

Klauzola misterioze e Mauro Icardit!

03/28/2020 08:11
nga:M K

Mbetet një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Anëtari aktual i Interit që është i huazuar te PSG’ja, ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, të paktën nuk e bënë publike atë, përcjell GazetaBlic.

Përderisa në fillim të edicionit kalonte nëpër një formë fenomenale, para së të ndalet kampionati për shkak të koronavirusit, forma e tij kishte rënë, andaj duket se edhe kampioni francez nuk e ka ndërmend ta lë në “Parkun e Princave”.

Sipas “Corriere Dello Sport”, argjentinasi ka një klauzolë në kontratën e tij ku parashihet një mundësi e refuzimit të vazhdimit të bashkëpunimit me PSG’në.

Interi e ka mohuar këtë fakt, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat verën e këtij viti, ku ekzsiton mundësia që përfaqësuesi ameriko-latin të rikthehet në Itali, por jo te Interi.

/GazetaBlic/

06/04/2020 10:56

Eriksen bind Conten, starton përballë Napolit