Lajme

Klan TV, Klan Plus dhe Klan Music janë kanalet më të reja të platformës Artmotion

08/16/2019 17:41
nga:FL.B

Platforma televizive Artmotion çdo ditë e më shumë po pasurohet dhe po bëhet edhe më atraktive me kanale të reja.

Një ndër kanalet më të shikuara shqiptarë KLAN TV tash e tutje do të jetë pjesë edhe e platformës Artmotion. Përveç kanalit Klan, platforma është pasuruar edhe me kanalet Klan Plus dhe Klan Music.

Artmotion ditë më parë lansoi aplikacionin mobil të platformës televizive duke ju mundësuar klientëve që t’i shikojnë më shumë se 200 kanale televizive përmes pajisjeve mobile edhe atë nga tri pajisje në të njëjtën kohë dhe gjithë këtë për një muaj falas.

Pas këtij produkti, Artmotion sjell në platformën televizive kanalin më të shikuar mbarë shqiptar, KLAN TV. Emisionet si “Xing me Ermalin”, “Opinion” me Blendi Fevziun, “Stop” me Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, “E Diela Shqiptar” me Ardit Gjebrean, “Rudina” me Rudina Magjistarin janë ndër emisionet më të shikuara shqiptare e të cilat tash e tutje mudn t’i shikoni përmes ekraneve tuaja televizive si dhe ato mobile.

Klan TV dhe Klan Plus do të jenë gjithashtu edhe pjesë e pakos më të re të lansuar nga Artmotion, Pako Gold e cila përmban më shumë se 190 kanale televizive.

Por kjo nuk është e tëra. Artmotion shumë shpejt do të fillojë gjithashtu edhe me transmetimin e ABC News si dhe Kan Macedonia.

Artmotion vazhdon të jetë platforma më atraktive në treg duke sjellë internet stabil dhe kanalet televizive më të shikuara vendore dhe të huaja.

 

09/16/2019 16:02

Artmotion certifikohet me standardin ndërkombëtar të menaxhimit të cilësisë