Lajme

Klan Kosova: Kurti e ka ftuar Veton Surroin e Blerim Shalën të bëhen pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

04/23/2021 21:27
nga:M K

Disa orë para se të votohej për kryeministër i shtetit, më 22 mars, Albin Kurti po shfaqej në një panel diskutimi bashkë me publicistin Veton Surroi.

Temë diskutimi ishte dialogu me Serbinë.

Pikërisht për cështjen më të nxehtë politike, Kurti ka takuar Surroin edhe në një takim tjetër, jo-publik. Atyre iu bashkua edhe një personalitet që është marrë për një kohë të gjatë me dialogun, Blerim Shala.

Klan Kosova mëson se kryeministri bisedoi vetëm njëherë me dy publicistët, pasi në rastet tjera, jo edhe të rralla, këtë detyrë iua ngarkoi zëvendësit të tij në qeveri, Besnik Bislimi.

Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte që dy figurat e njohura politike, që ishin pjesë e negociatave të rambujesë më 1999 dhe atyre të vjenës, në vitet 2005-2007, të përfshihen në dialog me Serbinë, në kuadër të një grupi që mund të përfshijë më tepër veta.

Por, merret vesh se ende asgjë nuk është konkretizuar.

LEXO EDHE:

Pacolli: Për 3 javë mund t`i sjell 1 milion vaksina