Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për përmirësimin e furnizimit me ujë pas sulmit në Ibër-Lepenc, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, prurjet e ujit në Kombinatin Energjitik të Kosovës (KEK) kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë për Termocentralin “Kosova B”.
Gjithashtu, Kurti njoftoi se ka rifilluar furnizimi me ujë për fabrikat e ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës, ndërkohë që qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit kanë filluar të furnizohen me ujë. Ai shtoi se së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë edhe për qytetarët e Fushë Kosovës, Drenasit dhe Obiliqit.
E plotë:
🔹Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”.
🔹Ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës.
🔹Ka filluar furnizimi me ujë për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
🔹Së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq.