Lajme

“Kur të përfundoni punët dhe mbani premtimet ne vazhdojmë me ju“ | Ish-diplomati thotë se ka një lloj sanksionimi për Kosovën edhe nga Franca

08/28/2023 11:41
nga:G C

Ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj thotë se dialogu Kosovë-Serbi është temë që vendi ynë do të ballafaqohet tash e tutje, por sipas tij me një presion ende më të madh.

Canaj në një prononcim për GazetaBlic tha se, qysh nga shtatori palët nuk kanë si të ikin nga kjo temë, por siç thotë ai, do të tentojnë t’i shmangin disa tema të ndjeshme.

“Apsolutisht, dialogu, zbatimi i marreveshjeve, implementimi dhe të gjitha temat që ndërlidhen me temën e dialogut Kosovë-Serbi do të vazhdojnë të jenë tema prioritare me të cilat Kosova, do të ballfaqohet edhe më tutje. Madje nga shtatori me siguri që do të rritet edhe më tej presioni mbi të dyja palët. Palët me siguri që do të tentojnë të shmangin sa më shumë ca tema të ndjeshme, por natyrisht që presioni do të vazhdojë”, tha Canaj.

Sipas Canajt, mos-takimi apo mos-biseda mes ministrit të jashtëm francez dhe Donika Gërvallës, tregon për një lloj saksionimi.

“Psh. vet fakti që ministri i jashtëm francez nuk e takon fare vetëm ministren tonë të jashtme në ndonjë bisedë sado të shkurtër, flet për një lloj sanksionimi të tipit „kur të përfundoni punët dhe mbani premtimet ne vazhdojmë me ju“”, tha Canaj.

Canaj shton se në Forumin e Bledit, emisarët na bënë me dije se tema e dialogut Kosovë-Serbi do të ketë presion të madh.

“Pra, emisarët na e bënë me dije që nga pas pushimeve të verës do vazhdohet me temat e lëna gjysëm dhe me siguri me një presion më të madh”, tha Canaj për GazetaBlic.

Ndryshe, i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslv Lajçak këtë të diele ka zhvilluar takim në Bruksel me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ky takim ka qenë një koordinim për sfidat që e presin, duke përmendur situatën në veri të Kosovës, për të cilën Lajçak tha se mbetet e lartë në agjendën e tij.

“Ndërsa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që ka mbetur lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës.” – ka shkruar Lajçak.

Lajçak më tej ka paralajmëruar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta, ftova Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan Escobar në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinuese. Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet e dialogut, ndamë vlerësime të situatës aktuale, zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme. Dhe ne gjithashtu u siguruam që të harmonizonim hapat dhe prioritetet e nevojshme të ardhshme.”

“Para fillimit tradicional të punëve në javët e ardhshme në Bruksel, udhëtojë për në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohem me kryeministrin Albin Kurti, presidentin Aleksandër Vuçiç dhe një numër partnerësh, miqsh dhe ekspertë për zhvillimet në Ballkanin Perëndimorë dhe zhvillimet politike globale”.

Lajçak takon Osmanin në Forumin Alpbach: E nisa sezonin e vjeshtës me biseda pasuruese

Kurti në Forumin e Bledit: Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian