Sporti

Kjo pritet të jetë treshja e frikshme e sulmit të Francës

06/14/2018 15:13
nga:Lorik J

Me disa sulmues të nivelit të lartë, trajneri i Francës Didier Deschamps ka zgjedhje të vështira për të bërë përpara ndeshjes së parë kundër Australisë dhe Olivier Giroud me përvojë do të mund të gjen veten në stol.

Deschamps, megjithatë, pritet të lë Giroud në bankën rezervë në ndeshjen e Grupit C ndaj Australisë, shkruan GazetaBlic

Kylian Mbappe dhe 21-vjeçari Ousmane Dembele pritet të startojnë së bashku me Antoine Griezmann në sulmin e Francës.

“Ne jemi tre lojtarë që e çmojmë njëri-tjetrin, vendosim egon tonë në krah”, tha Mbappe, i cili shtoi se është 100 për qind i gatshëm për ndeshjen e parë të Francës.

Franca, që u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës nga Gjermania katër vjet më parë në Brazil, gjithashtu do të luajnë kundër Peru dhe Danimarkë në fazën e grupeve.

/GazetaBlic/

09/09/2018 22:48

Befasi nga takimi Franca-Holanda, mësoni lojtarin e ndeshjes