Showtime

“Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim” Endrit Thaçi kujton fjalët e babait të tij

04/01/2021 21:02
nga:V R

Djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endrit ka kujtuar babain e tij përmes një fotografie.

Në një postim në Instagram, Endriti ndau një foto të ish-presidentit kur kishte arritur në Merdare pas intervistimit në Hagë.

Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim”, kështu ka shkruar Endriti sipër fotos, duke kujtuar fjalët e ish-presidentit të Kosovës.

Kujtojmë që Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin ndodhen në paraburgim në Hagë, të cilët po akuzohen për krime lufte./Gazeta Blic