Fit&Sexy

Kjo lule nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj, arsyeja do ju habisë

12/07/2017 08:23
nga:D.I

Vjen gjithnjë e në rritje interesi për bimët që mund të mbahen brenda në shtëpi dhe NASA, ka analizuar karakteristikat e disa luleve, dike arritur në përfundimin se Pothos është më e dobishmja për pastrimin.
Bima që shikoni në fotografi eliminon elementët toksik në ambient, të cilët mund të jenë një problem i vërtetë për shëndetin tonë, mbi të gjitha formaldedie, një nga elementët më të rrezikshëm kancerogjenë që gjendet nëpër shtëpi.

Një tjetër element është ksileni, i cili mund të shkaktojë dhembje koke papritur si dhe benzeni, një tjetër agjent kancerogjen, shumë i dëmshëm, nëse thithet në sasi të mëdha, shkruan noa.al.

Kjo bimë kultivohet lehtësisht, mjafton që ta zënë rrezet e diellit dhe të ujitet jo më shumë se dy herë në javë.