Showtime

Kjo fotografi e Shyhretes me nipin e saj po i ‘shkrinë’ zemrat e shqiptarëve! (FOTO)

01/13/2018 20:13
nga:Lorik J

Këngëtarja e muzikës patriotike e popullore, Shyhrete Behluli, është bërë gjyshe prej shumë vitesh. Ajo është gjyshe e dy mbesave, tashmë të rritura, shkruan “Kosovarja”.

Vajza e ka bërë prej kohësh gjyshe këngëtaren tonë të mirënjohur, e djali vetëm tani para pak muajsh. Shyhretja i është gëzuar pa masa ardhjes në jetë të Matinit.

Gjyshja e lumtur, Matinin po e quan mjaltë. Dhe, i tillë duket, shumë i ëmbël.

Siç shihet edhe nga foto, vogëlushi ndihet tejet rehat në krahët e gjyshes, ku edhe po e merr gjumi. Sigurisht, këndshëm të flesh me gjyshen, madje edhe më këndshëm kur ajo është këngëtare dhe mund të këndojë këngët më të bukura.

01/14/2018 20:11

Shyhrete Behluli me bashkëshort, mysafire e Remzie Osmanit në Mushtisht (FOTO)