Sporti

Kjo është tabela përfundimtare e grupit A

11/17/2019 20:55
nga:M K

Kosova u mposht 0-4 nga Anglia në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, cikël ky kualifikues në të cilin luajmë për herë të parë.

Vendi i tretë, padyshim përtej pritshmërive për një debutues, që mposhti Çekinë si vendas e i shënoi tre gola Anglisë në “St Marrys Stadium” në Southampton, shkruan GazetaBlic.

Tashmë janë mbyllur të gjitha ndeshjet e grupit A, derisa siç edhe mund ta shihni më poshtë, Anglia shkon tutje si e para me 21 pikë, gjashtë më shumë se çekët, që kualifikohen nga vendi i dytë.

Kosova ka 11 në vendin e tretë, kurse Bullgaria me gjashtë në vendin e katërt. Mali i Zi e mbyll këtë cikël në pozitën e fundit me vetëm tre pikë dhe asnjë fitore.

/GazetaBlic/

01/26/2020 22:11

Grenell: Mirë që Kosova dhe Serbia e panë “dritaren e vogël” që Trump e ka hapur për to