Showtime

Kjo është shuma marramendëse që Tayna merr për një koncert!

03/15/2019 17:50
nga:L I

Duke qenë në mesin e këngëtarëve më “IN” të momentit, padyshim edhe pagesa e saj është e lartë, shkruan GazetaBlic.

Bëhet fjalë për Taynan e cila ka pak kohë që është futur fuqishëm në treg, ku të realizuara ka afro 10 projekte, përfshirë këtu dhe bashkëpunimet.

Menaxheri i klubeve të Tiranës, Xhani Demika, ka folur për disa nga këngëtarët e estradës, e në mesin e tyre edhe Tayna. Madje Demika foli edhe për shifra që këngëtarët marrin për një natë, e që ka prej tyre që kalojnë edhe shifrën mbi 10 mijë euro, duke përmendur këtu Aurela Gaçen, Elvana Gjatën.

Ndërsa sa i përket Taynas, Demika u shpreh se në fillim çmime i saj ishte i ulët ndërsa tani ajo kalon shifrën prej 7 mijë eurosh për një koncert!/GazetaBlic