Sporti

Kjo është shuma marramendëse që e kërkon Pogba për të rinovuar kontratën me Manchester United

09/27/2019 14:49
nga:M K

Paul Pogba mund të rinovojë kontratën e tij Manchester United, por shifrat që kërkon mesfushori francez për ta bërë diçka të tillë janë vërtetë të çmendura.

Pogba është i gatshëm të qëndrojë edhe për shumë vite te Djajtë e Kuq por të firmosur kontratën e re ai kërkon shifrën rekord të 600 mijë sterlinave në javë.

Plot 34 milionë synon të derdhë në llogarinë e tij mesfushori francez nga marrëveshja e re që do ta lidhte atë me Manchester United deri në vitin 2024.

Kontrata aktuale e Pogba me United skadon në verën e vitit 2021.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje atëherë gjasat janë që djaloshi i artë të largohet nga Djajtë e Kuq, me Realin e Madridit dhe Juventusin që qëndrojnë në dritare për të marrë shërbimet e tij. /SS/

10/18/2019 18:06

Zidane i vë kapak çështjes “Pogba”: U takuam rastësisht, biseda jonë ishte private!