Lajme

Kjo është shefja e kabinetit të Agim Veliut

02/24/2020 16:32
nga:Gazeta Blic

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka caktuar shefen e kabinetit.

Veliu në këtë pozitë e ka emëruar Gentiana Azemin, që kishte qenë e angazhuar në zyrën për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë Azemi.

Ajo ka shkruar se është emëruar si Këshilltare e Lartë politike, shefe e kabinetit të ministrit Agim Veliu.

“Detyra e re, nuk është veç privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua, andaj do të punoj me përkushtimin më të madh në arritjen e sukseseve në këtë dikaster të rëndësishëm qeveritar. Prioritetet tona, për një qeverisje më të mirë dhe sistem ndryshe do t’i realizojmë bashkë me ministrin Veliu”, ka shkruar Azemi.

Sot, ndihem shumë e nderuar dhe e vlerësuar ngase më është besuar një deyrë e re, Këshilltare e Lartë Politike – Shefe e…

Publiée par Gentiana Azemi sur Lundi 24 février 2020

06/08/2020 19:36

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar