Sporti

Kjo është renditja tabelare në Superligë pas takimit Feronikeli-Ballkani

04/04/2019 15:59
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i orës 14:00 në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ishte afër të nxjerr një pikë të artë në “Rexhep Rexhepi”, por në minutën e fundit të kohës së rregullt, nga një aksion që nuk premtonte shumë, Dardan Jashari shënoi autogol për t’i dërguar në delirium tifozët vendas, shkruan GazetaBlic.

Me këtë fitore, drenicakët arrijnë në kuotën e 59-të pikëve dhe kanë gjashtë më shumë se Prishtina, e cila nga ora 18:00 e luan takimin e kësaj xhiro përballë Lirisë.

Pas kësaj ndeshjeje, tabela nuk pëson ndryshime, vetëm se ekipi nga Drenasi ruan diferencën e njëjtë me Llapin dhe tani shpreson në ndonjë dështim eventual të Prishtinës përballë Lirisë me fillim nga ora 18:00.

Më poshtë edhe renditja tabelare në elitën e futbollit kosovar, pa duelin Prishtina-Liria.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:29

“Kapitulon” Ballkani, Drita shënon edhe golin e dytë