Sporti

Kjo është renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve të sotme, Gjilani merr kreun

10/18/2019 16:14
nga:M K

Sot janë zhvilluar tri takimet e para të xhiros së dhjetë, njëjerit të parafundit të fazës së parë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim se befasi e dorës së parë është fitorja e Gjilanit në Drenas ndaj kampionit aktual, shkruan GazetaBlic.

“Bardhë e kuqtë” fituan 1-2, për të marrë kreun e renditjes tabelare në elitën e futbollit kosovar.

Në anën tjetër, Llapi mposhti Trepçën’89 me rezultat bindës 4-1, kurse në “18 Qershori” Dukagjini shënoi fitoren e dytë këtë edicion, pasi fitoi minimalisht ndaj Vushtrrisë, 1-0.

Më poshtë edhe renditja tabelare pas ndeshjeve të sotme:

/GazetaBlic/

11/10/2019 14:53

S’ka fitues në takimet e Superligës, paqe në Mitrovicë e Gjilan