Sporti

Kjo është renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve të sotme

09/14/2019 18:13
nga:M K

Drita ka mposhtur Feronikelin në njërën nga dy ndeshjet kryesore të kësaj jave.

Skuadra nga Gjilani fitoi ndaj kampionit aktual me rezultat minimal, 1-0, por që mjaftoi për tri pikë të rëndësishëm drejt objektivave të këtij edicioni, shkruan GazetaBlic.

Golin e vetëm e shënoi Hamdi Namani në minutën e 44-të.

Në anën tjetër, Gjilani shënoi fitore të pastër në “Bajram Aliu”, ku mposhti Drenicën me rezultat 0-2. Progni e Jonuzi ishin realizatorë.

Renditja tabelare tashmë ka ndryshuar dukshëm, ku dy skuadrat e Gjilanit kryesojnë me nga nëntë pikë, ku nga katër javë, kanë regjistruar tri fitore e një humbje.

Më poshtë tabela e klasifikimit, kurse kujtojmë se nesër zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje në elitën e futbollit kosovar, Ferizaj-Vushtrria e Flamurtari-Dukagjini.

/GazetaBlic/

10/20/2019 14:48

Mbyllen pjesët e para në Gjilan e Ferizaj, mësoni rezultatet