Sporti

Kjo është renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve të sotme

09/13/2019 21:35
nga:M K

Ka përfunduar para gjysmë ore dueli i dytë i ditës së sotme në IPKO Superligën e Kosovës.

Prishtina është mposhtur nga Llapi për ta vazhduar serinë negative, kurse Bylbyl Sokoli nuk arriti asesi ta këndell klubin kryeqytetas, në ndeshjen e parë të aventurës së dytë brenda pak viteve, shkruan GazetaBlic.

Me golin e Sebino Plakut në minutën e 31-të, mysafirët shënuan një fitore të madhe, duke arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në rrugëtimin e tyre drejt objektivave të edicionit të ri.

Paraprakisht ndërkaq, Ballkani ka fituar ndaj Trepçës’89 me rezultat 3-2, për të shkuar në kuotën e tetë pikëve, madje me ç’rast nuk kanë regjistruar asnjë humbje.

/GazetaBlic/

09/15/2019 07:41

Sa kohë ju mbetet për të shpëtuar në rast zjarri?