Sporti

Kjo është renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve të sotme

05/15/2019 18:28
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh duelet e ditës së sotme në IPKO Superligë.

Si për koincidencë, të katër duelet dolën ashtu siç u parashikuan, shkruan GazetaBlic.

Feronikeli fitoi si mysafir i Llapit me rezultat 1-3, derisa Prishtina mposhti 3-0 Trepçën’89.

Drenica e Ballkani ndanë pikët pasi luajtën 1-1 në “Bajram Aliu”, kurse Flamurtari triumfoi përballë Dritës në Gjilan me rezultat 1-2, edhe pse fillimisht prishtinasit ishin duke humbur 1-2.

Renditja tabelare ka pësuar ndryshime, derisa kujtojmë se nesër luhen edhe dy takimet e fundit të xhiros së 32-të, Gjilani-Liria dhe Keku-Ferizaj.

/GazetaBlic/

07/18/2019 06:54

“Bomba e kurdisur” në Evropë, shpërthimi i saj do të sillte pasoja më të rënda se Çernobili