Sporti

Kjo është paga marramendëse që Juventusi i ka ofruar Guardiolas

06/12/2019 11:08
nga:Lorik J

Pep Guardiola ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh në vit nga Juventusi.

Trajneri spanjoll ka qenë i lidhur ngushtë me Juventusin – pasi që Max Allegri u largua nga stoli i ‘Zonës së Vjetër’. Oferta e gjigantëve të Serie A tashmë është refuzuar nga trajneri i Manchester Cityt, përcjell GazetaBlic.

Sipas Daily Star, Guardiola po mendon të largohet nga klubi verën e ardhshme, pas vitit të tij të katërt në Manchester.

“Nuk ka sugjerime se Guardiola do të largohet nga Man City këtë verë”, raporton tabloidi anglez.

Guardiola ka kontratë me Manchester City deri më vitin 2021 dhe tani Maurizio Sarri mund të zë vendin e Allegri tek Juventusi.

/GazetaBlic/