Sporti

Kjo është paga marramendës e Salah pas rinovimit me Liverpoolin

07/02/2018 09:56
nga:Lorik J

Mohamed Salah ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me Liverpoolin, pas paraqitjeve shumë të mira në sezonin e kaluar.

Sulmuesi egjiptian u transferua nga Roma tek Liverpooli sezonin e kaluar për 30 milionë euro, shkruan GazetaBlic

Ai shënoi 44 gola në 52 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2017/18 dhe Liverpooli e ka shpërlbeyer atë me një kontratë të re – që përfshin një rritje të pagës.

Transferimet e reja të ‘Reds’, Naby Keita dhe Fabinho kanë marrëveshje prej 120,000 eurove në javë – shumë që Salah fitonte para kontratës së re.

Sipas mediave britanike, Salah ka rritur ndjeshëm pagën e tij tek gjigantët e Liverpoolit.

Ai do të fitojë 200 mijë euro për pesë vitet e ardhshme tek ‘Anfield’.

/GazetaBlic/

11/27/2019 21:30

Napoli e trondit Liverpoolin midis Anfield