Sporti

Kjo është paga astronomike e Ramsey tek Juventusi!

02/11/2019 19:06
nga:Lorik J

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey ka nënshkruar një para-kontratë për t’u transferuar tek Juventusi në verë.

Uellsiani do të fitojë mbi 400,000 funte në javë tek skuadra e madhe italiane, shkruan GazetaBlic.

Ai do të jetë lojtari britanik me fitimin më të madh bazuar ndonjëherë në pagën bazë.

Ramsey do të fitojë 40 funte në minut, 2380 në orë, 57,142 në ditë, 400 mijë në javë, 1.6 milionë në muaj dhe 20 milionë në vit.

Ai ka thyer rekordet e fitimeve sa i përket futbollistëve nga Uellsi, duke tejkaluar kështu edhe Gareth Bale./GazetaBlic/